Reali shet Ceballos
BKT
Sport

Reali shet Ceballos

Situata e Dani Ceballos te Reali i Madridit nuk është aspak e thjeshtë. Mesfushori gjatë 11 javëve kampionat nuk është aktivizuar asnjë minutë me “Los Blancos”, kjo për shkak edhe të dëmtimit që pësoi me Spanjën në lojërat olimpike, ku fitoi medaljen e argjendtë.

Gjithsesi, trajneri Ancelotti nuk e konsideron pjesë të rëndësishme për të ardhmen dhe ka dhënë “ok” për ta nxjerrë futbollistin në merkato.

Ceballos është i lidhur me madrilenët deri në fund të vitit 2023 dhe vlera e kartonit të tij kap shumën e 20 milionë eurove.

Sipas mediave spanjolle, në garë për lojtarin, i cili nga ana e tij ka kërkuar largimin, interesohen Real Betisi, Arsenali dhe Roma.