12:53 / 01.11.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Eneida Reçica, udhëzuese spirituale, flet për praktimin e energjisë "Simra" dhe për kanalizimin e energjive.
Vlora Latifi, koordinatore OJQ “Syri i Vizionit”,do të flas për fushatën "Dhuna nuk ka justifikim" #Rritemedashni.
Arif Muharremi, koordinator i projektit Qendra Multimedia, flet për nisjen e edicionit të katërt të Kosovo Theatre Showcase.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























