Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n e SHBA-në
BKT
Lajme

Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n e SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo mision që u kërkohet.

Gjatë raportimit të tij në Komision, Mehaj ka thënë se kjo dëshmon edhe gatishmërinë dhe profesionalizimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kur ka nevojë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të jemi krah për krah për ta, në çdo mision që kërkohet nga ne, se kjo e dëshmon edhe gatishmërinë edhe profesionalizimin që e kanë pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës”, tha Mehaj.

Ministri Mehaj ka kërkuar mbështetje nga të gjithë, duke thënë se ata nuk do të ndalen dhe se i është përkushtuar 200 për qind Ushtrisë së Kosovës.

“Unë jam përkushtuar 200 për qind në Ushtrinë e Kosovës, aktivitetet nuk do të ndalemi. Treni është duke ec, nuk do të ndalet, po u them të gjithëve të na mbështesni sepse ne jemi të pakthyeshëm”, theksoi Mehaj. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Lajme