Rama zbulon revolucionin në Kadastër: Zgjidhim hallet brenda mandatit
BKT
Shqipëri

Rama zbulon revolucionin në Kadastër: Zgjidhim hallet brenda mandatit

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar revolucionin e ri digjital në Kadastër. Sipas kreut të qeverisë kjo nismë e re brenda këtij mandati do të zgjidhë hallet e qytetarëve.

Rama njofton se dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion.

“#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruan Rama në Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri