Lëndohet Messi, ja sa dyshohet të mungojë
BKT
Sport

Lëndohet Messi, ja sa dyshohet të mungojë

Lionel Messi është dëmtuar dhe ndaj Leipzig në Champions League nuk do të luaj.

Klubi i PSG-së ka bërë me dije se Messi nuk do të fluturojë me ta për në Gjermani.  Nesër PSG do të ndeshet me Leipzig  për raundin e katërt të grupeve.

Francezët zotërojnë grupin me 7 pikë në 3 ndeshje, ku kanë 2 fitore dhe 1 barazim. “Demat” ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë, ku shpresa për të mundur PSG-n duket pothuajse e pamundur.

Lionel Messi u zëvendësua ditën e premte ndaj Lille në minutën e 46’ pasi ndjeu dhimbje në këmbë. Argjentinasi vuan nga një inflamacion në i kofshës së majtë .

Gjithashtu ai është në dyshim edhe me ndeshjen ndaj Bordeaux të shtunën, ku do të studiohet mirë gjendja e numrit 30 të Parisit.