Nikolla bisedon me drejtuesit e Institutit Demokratik Amerikan
BKT
Shqipëri

Nikolla bisedon me drejtuesit e Institutit Demokratik Amerikan

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla tha në Tiranë se opozita në Kuvendin e Shqipërisë, dialogu politik dhe kuvendar konstruktiv, si dhe një Kuvend i hapur dhe transparent dhe pjesëmarrja qytetare janë thelbësore për demokracinë.

Zonja Nikolla foli në takimin me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan (NDI), Ambasadorin Derek Mitchell dhe Drejtorin Rajonal për Europën Lindore dhe Juglindore, Robert Benjamin. Kryetarja Nikolla shtoi se NDI është partner strategjik i Kuvendit të Shqipërisë, në përpjekjet e përbashkëta për të ngritur e forcuar kapacitetet ligjvënëse.

Po ashtu zonja Nikolla theksoi se këto përpjekje dhe kapacitete përfaqësuese dhe mbikëqyrëse kanë rëndësi për zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika Biseda u përqendrua mbi aspektet e konsolidimit të institucioneve demokratike, rritjen e pjesëmarrjes qytetare, veçanërisht të rinisë si dhe fuqizimin e rolit të grave në politikë e vendimmarrje. Presidenti Mitchell dhe zoti Benjamin vlerësuan rolin dhe përpjekjet e Kuvendit për ndërtimin e klimës pozitive e dialogut konstruktiv. Zytarët e NDI-së garantuan mbështetjen e tyre për nxitjen e dialogut politik dhe Kuvendar, demokratizimin e partive politike, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.


MË SHUME NGA Shqipëri