Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Fatlum Kosumi, fotograf, flet për fotografët sportivë dhe për sportin në objektivin e një gazetari.
I ftuari tjetër do të jetë, Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.
Për studentët e trajnuar që tregojnë më shumë motivim gjatë praktikës dhe për publikimin e të dhënave në kuadër të pilot projektit "Mësimdhënësit e të ardhmës", flet Rreze Hoxha, menaxhere e programit të Institucionalizimit në OJQ Toka.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























