​Rama dhe Vuçiq takim informal në Glasgou
BKT
Shqipëri

​Rama dhe Vuçiq takim informal në Glasgou

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë zhvilluar një takim informal në Skoci.

Rama dhe Vuçiq ndodhen në Glasgou për të marrë pjesë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike 1-12 nëntor.

Vuçiq ka postuar fotografi gjatë takimit ku tregon se ka diskutuar me Ramën për Nismën Ballkani i Hapur.

“A duhet ta zhvillojmë apo shtyjmë takimin në Beograd pas asaj që ka ndodhur në Shkup?”, shprehet presidenti serb.

Në takimin e mbajtur para nisjes së punimeve të konferencës së OKB-së, ka marrë pjesë dhe presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski./EuronewsAlbania


MË SHUME NGA Shqipëri