Demi Moore nuk plaket kurrë, shfaqet në event
BKT
Magazina

Demi Moore nuk plaket kurrë, shfaqet në event

Elegante, e rafinuar e jashtëzakonisht seksi. Demi Moore i la të gjithë gojëhapur në tapetin e kuq të “Wall Street Journal Magazine Innovator Awards 2021”.

Aktorja e njohur amerikane 58- vjeçare, goditi në shenjë me veshjen e radhës, xhaketë, pantallona e dekoltenë mëse “bujare” që nuk i linte vend imagjinatës.

Ylli hollivudian, nënë e tre vajzave të rritura, nuk njeh moshë e vazhdon të jetë në formë perfekte, pikërisht për të treguar se për disa, koha ka vendosur të ndalet. “WSJ Magazine Innovator Awards”, mbahet çdo vit në Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut. Eventi vlerëson personazhet më inovativë në Amerikë, të botës së spektaklit, artit, sportit e muzikës.

Mes fituesve të këtij edicioni post-Covid, ishin Kim Kardashian, reperi Lil Nas X, aktori Ryan Reynolds, stilisti Kim Jones, stilistja dhe skulptorja Maya Lin, piloti britanik Lewis Hamilton, novelisti Colson Whitehead dhe programi për fëmijë Sesame Street.

 


MË SHUME NGA Magazina