Nga 10 Dhjetori në Netflix del filmi i Sandra Bullock
Netflix ka publikuar trailerin e parë të filmit, “The Unforgivable”, me protagoniste yllin e kinematografisë Sandra Bullock në rolin e një ish të burgosure që e ka vështirë të adaptohet në shoqëri. Filmi vjen i bazuar në miniserinë britanike të vitit 2009, të titulluar “Unforgiven”.
Bullock luan rolin e Ruth Slater e cila pasi vuan dënimin për krim të dhunshëm, ballafaqohet me paragjykime të shumta teksa mundohet të riintegrohet në shoqëri dhe e nis kërkimin për motrën e saj të vogël, me të cilën i kishte humbur të gjitha kontaktet pasi ishte futur në burg.
Ky është filmi i parë i Sandra Bullock që nga viti 2018, “Bird Box”, i cili u shndërrua në hit të Netflixit pavarësisht se pranoi vlerësime të përziera nga publiku dhe kritikët. Krahas yllit të njohur të Hollivudit, në film luajnë edhe aktorët: Viola Davis, Aisling Franciosi, Rob Morgan, Vincent D’Onofrio dhe Jon Bernthal.
“The Unforgivable” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema më 24 Nëntor ndërsa në platormën e njohur dixhitale Netflix transmetohet nga 10 Dhjetori.























