Gjiknuri pret ambasadoren e Suedisë: Mbështetje e pakursyer për integrimin
BKT
Shqipëri

Gjiknuri pret ambasadoren e Suedisë: Mbështetje e pakursyer për integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad.

Gjiknuri u shpreh se në takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad, rikonfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe mbështetjen e pakursyer në procesin e integrimit.

“Folëm për projekte që synojnë nxitjen e të rinjve për t’u përfshirë në politikë”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri theksoi se, “Akademia Politike, si një strukturë e ngritur tashmë brenda Partisë Socialiste është një mundësi shumë e mirë për të investuar tek të rinjtë dhe promovimi i tyre në politikë”. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri