Kim me kryetarët e grupeve parlamentare:I rëndësishëm respekti i ndërsjellë
BKT
Shqipëri

Kim me kryetarët e grupeve parlamentare:I rëndësishëm respekti i ndërsjellë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim takoi sot kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja Kim e cila postoi edhe foton krah dy zyrtarëve të lartë politikë të cilëve u shprehu edhe falënderime.

“Falemnderit kryetarëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëvështrimet mbi prioritetet legjislative respektive”, u shpreh Kim.

“E rëndësishme për palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë ndasitë me ndershmëri, të ngrihen mbi anshmërinë kur është e mundur”, tha ambasadorja Kim.

Me rikthimin e PD-së në Kuvend, opozita ka paraqitur disa nisma për ngritjen e komisioneve hetimore dhe disa ndryshime kushtetuese, ndërkohë që mazhoranca propozoi zgjatjen e afateve të institucioneve të Vetingut.


MË SHUME NGA Shqipëri