22:57 / 03.11.2021
Liverpooli mposht në shtëpi Atletico Madridin
Janë luajtur sonte ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Liverpoolit ka arritur të mposht Atletico Madridin me rezultat 2-0, transmeton lajmi.net.
The Reds ishin më dominues që nga fillimi dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 13′ me golin e Diego Jotas.
Vetëm pak minuta më vonë Sadio Mane dyfishoi epërsinë me golin e realizuar në min e 21′, për rezultatin e pjesës së parë 2-0.
Edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi Liverpoolit që patën më shumë raste.
Përkundër rasteve, gola më nuk pati dhe kështu ekipi anglez fitoi me rezultat 2-0.
Me këtë fitore tani Liverpooli siguron kualifikimin në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve pasi ka 12 pikë në grupin B, ndërsa Atletico ka katër sosh në vendin e tretë.























