Ava Max dhe Tiësto vijnë në bashkëpunim
BKT
Magazina

Ava Max dhe Tiësto vijnë në bashkëpunim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është gati të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor .

Ajo ka bashkëpunuar me DJ-në e famshëm botëror, Tiësto, në një këngë e cila quhet “The Motto”.

Kënga do të publikohet nesër (e enjte) me klip, ndërsa artistja me prejardhje nga Shqipëri ndau me ndjekësit e saj në Instagram ‘trailer’-in e klipit.

Klipi duket të jetë mjaft i veçantë, në të cilin Ava Max dhe Tiësto do të vijnë me një performancë interesante të këngës së tyre më të re.

Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë, për të cilin nuk është hera e parë që bashkëpunon me një këngëtare shqiptare.

Në vitin 2019, ai realizoi një bashkëpunim shumë interesant me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual” – një këngë e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe një hit absolut i atij viti.


MË SHUME NGA Magazina