Caitlyn Jenner thotë se Kris Jenner e detyroi të martoheshin bashkë
Caitlyn Jenner aktualisht po merr pjesë në një reality shwë në Australi dhe ka ndarë për publikun disa sekrete të brendshme për familjen Kardashian.
Ajo tha se Kris Jenner e detyroi të martoheshin pa dëshirën e tij 5 muaj e gjysmë pas njohjes në vitin 1991. Caitlyn tregoi se ajo mendonte se 8 fëmijët që kishin nga martesat e mëparshme nuk do të përshtateshin dhe hezitoi të martohej me Kris Jenner.

“Kris dhe unë kishim vetëm 5 muaj e gjysmë që njiheshim, para se të martoheshim. Ajo vendosi se ne duhej të martoheshim por unë nuk doja sepse kishim shumë fëmijë që do përfshiheshin, sidomos nga ana e saj, dhe të gjithë ishin shumë të vegjël në atë kohë”, rrëfeu ajo.
Vitin e kaluar Kris foli në lidhje me ndarjen e saj nga Caitlyn.
“Mendoj se e respektoj, ajo është babai i 2 fëmijëve të mi”, tregoi ajo.























