Kuvendi në seancë plenare, shqyrtohet projektligji për bashkëqeverisjen
BKT
Shqipëri

Kuvendi në seancë plenare, shqyrtohet projektligji për bashkëqeverisjen

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar disa projektligje, si dhe Aktin Normativ për furnizimin me vaksina Pfizer.

Në rendin e ditës, Kuvendi nis me interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

Po ashtu, Kuvendi do shqyrtojë Aktin Normativ “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave”.

Gjithashtu Kuvendi do shqyrtoje edhe tre projektligje:  “Për bashkëqeverisjen”, “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”, “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam”. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri