Sarri: Marseille shumë i fortë, të fitojmë dy ndeshjet e mbetura
BKT
Sport

Sarri: Marseille shumë i fortë, të fitojmë dy ndeshjet e mbetura

Maurizio Sarri analizon barazimin ndaj Marseilles, duke pranuar se ndeshja në “Velodrome” nuk ishte aspak e lehtë për Lazion e tij:

“Ishte një ndeshje e vështirë. Marseille këtë vit është një skuadër me të vërtetë e fortë. Kanë vlera të mëdha teknike dhe sigurisht që na vunë në vështirësi.

Por barazuam në momentin kur dukej se po kontrollonim ndeshjen dhe na vjen keq që nuk arritëm të merrnim fitoren. Duke parë renditjen, duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme, me çdo kusht”, ka thënë trajneri i Lazios.

Trajneri toskan ka folur për episodet e ndeshjes: “Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë. Shpesh herë gjendeshim në mes të rrugës dhe ishim një kohë vonesë në shumë lëvizje.

Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, në total kjo paraqitje tregon se skuadra po rritet. Të barazosh këtu, përballë një skuadre kaq të fortë është një rezultat shumë i mirë”, ka përfunduar Sarri.