11:17 / 05.11.2021
5 vjetori i vdekjes së Deharit, PSD vendos citate të VV-së te Qeveria
Partia Socialdemokrate është duke mbajtur një aksion pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.
Aksioni ka të bëjë me pesë vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Me Qeverinë e re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astritin, sepse kjo është drejtësi për shtetin tonë, për popullin tonë, për qytetarët e Republikës, me qenë se pa drejtësinë për Astritin edhe shteti i së drejtës në vendin tonë ndelet shumë i mangët”, thuhet në pankartën e vendosur nga PSD-ja në objektin e Qeverisë./GE/




























