18:44 / 06.11.2021
Arlindit i nevojiten vetëm edhe 3.500 euro për t’u operuar
18-vjeçarit të sëmurë nga kanceri, Arlind Gashi i nevojiten vetëm edhe 3.500 euro për t’u operuar.
Ai duhet t’i nënshtrohet një operimi urgjent i cili kushton 48 mijë euro e të cilat familja e ka pasur të pamundur t’i sigurojë vet, prandaj ka kërkuar ndihmë nga njerëzit vullnetmirë për ta mbledhur këtë shumë.
Deri më tash janë mbledhur shumica e parave të nevojshme, por kanë mbetur edhe 3.500 euro për t'u arritur kouta e nevojshme në mënyrë që Arlindi t'i nënshtrohet operimit.
Më poshtë i gjeni mënyrat se si mund ta ndihmoni 18 vjeçarin Arlind Gashi nga Prishtina:
Xhirollogaria është e hapur në Raiffeisen Bank në emër të vëllait të tij, Ardit Gashi dhe është 1501001021747492.
IBAN: XK05
Swift Kodi: RBKOXKPR
Numri i familjes: +383 49 422 061























