14:35 / 07.11.2021
Gjilani-Prishtina, ky është rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë mes Gjilanit dhe Prishtinës, në duelin e xhiros së 13-të në BKT Superligë.
Prishtina ka mbyllur me epërsi 45 minutëshin e parë ndaj Gjilanit. Golin për kryeqytetasit e ka shënuar Mendurim Hoti në minutën e 31-të.
Pak minuta më vonë pasi mysafirët dolën në avantazh, vendasin kishin një mundësi ideale për ta barazuar rezultatin nëpërmjet Torassas por që goditi vetëm shtyllën.
Me epërsi minimale Prishtina shkon në pushim teksa mbetet të shihet se si do të reagojë Gjilanit në pjesën e dytë.























