14:57 / 07.11.2021
Dukagjini mposht Feronikelin
Dukagjini e ka mposhtur Feronikelin, me rezultat 1-0, sot në Klinë në kuadër të elitës së futbollit tonë.
Skuadra e Armend Dallkut ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Bujar Shabani realizoi golin e vetëm për Dukagjinin në minutën e 76-të për t’ia dhuruar pikët e plota skuadrës nga Klina.























