Lakersat turpërohen edhe nga Portlandi, Miami ndal hovin e Utah Jazz
BKT
Sport

Lakersat turpërohen edhe nga Portlandi, Miami ndal hovin e Utah Jazz

Vijon të zhgënjejë në kampionat ekipi i Lakersat, që u mund sot 105-90 nga Portlandi, humbja e pestë në kampionat, duke zbritur në vendin e 10-të në Perëndim.

Mungesa e James u ndje, ndërkohë që Davis luajti vetëm 7 minuta, për shkak të një problem në stomak.

Lillard me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Portland, lider në parket. Befason Miami, që mundi 118-115 Utah Jazz, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse.

Mitchell realizoi 37 pikë për Jazz, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Miami u dalluan Herro me 29 pikë e Butler me 27. Fiton edhe Dallas, që mundi 107-104 Boston, me Doncic që realizoi 33 pikë.

Rezultatet

Denver – Houston            95-94

Miami – Utah Jazz             118-115

Chicago – Philadelphia    104-114

Dallas – Boston                  107-104

Phoenix -Atlanta              121-117

Portland – Lakers              105-90