Basha: Koha e Berishës ka mbaruar, do ta këpus atë tub oksigjeni të Ramës!
BKT
Shqipëri

Basha: Koha e Berishës ka mbaruar, do ta këpus atë tub oksigjeni të Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike opozitare në Shqipëri, Lulzim Basha tha se koha e Sali Berishës ka mbaruar. Ai e akuzoi dy herë ish-presidentin dhe po dy herë ish-kryeministrin Berisha se është shndërruar në tub oksigjeni të shefit të ekzekutivit Edi Rama të socialistëve.

Basha ndërsa thirri mbledhjen me kryesinë e grupit të deputetëve këtë mbrëmje në selinë e partisë theksoi “bashkë me Berishën kanë mbaruar edhe mandatet e skaduara dhe përdorimi i forumeve të partisë për interesa personale”. “Koha e Sali Berishës ka mbaruar! Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD në një bunker për interesa personale”-tha kryetari Basha. Sipas tij, “halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës”, - raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika për fjalët e zotit Basha. Kryedemokrati shtoi se “prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës”. “Jam i vendosur ta këpus këtë tub oksigjeni për regjimin e Ramës, - shtoi zoti Basha. - Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta”-vijoi kryetari opozitar demokrat.


MË SHUME NGA Shqipëri