Rama: Të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Rama: Të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një postim në rrjetet sociale në lidhje me pastrimin e mjedisit. Kreu i qeverisë i bën thirrje të gjithëve që t’i bashkohen nismës së qeverisë për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë.

Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit shkruan se “trupi” i atdheut tonë nuk duhet ndotur më tej dhe se kështu tregohet patriotizmi.

“Mirëmëngjes, dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri njoftoi një projekt të ri të dielën në kuadër të pastrimit të mjedisit. Ai u shpreh se do të ndalohen burimet financiare për bashkitë që nuk pastrojnë territorin e tyre./tvklan.al

 


MË SHUME NGA Shqipëri