Dwayne Johnson: Nuk do të përdor armë të vërteta
BKT
Magazina

Dwayne Johnson: Nuk do të përdor armë të vërteta

Deklarata e aktorit vjen pas aksidentit në sheshxhirimin e filmit “Rust”.

Aktori i njohur i Hollivudit, Dwayne Johnson, i njohur si The Rock, ka thënë se pas tragjedisë në xhirimet e filmit “Rust”, nuk ka ndërmend të përdorë më armë të vërteta në xhirime, bën me dije rrjeti prestigjoz CNN.

Johnson theksoi se është tronditur thellë nga tragjedia në xhirimet e filmit “Rust” dhe se synon të ndërmarrë një nga hapat e parë që do të sjellë ndryshime në industrinë e filmit të Hollivudit.

The Rock ka deklaruar se në vazhdimësi do të përdorin pistoleta gome, gjithçka që nuk është filmuar siç duhet do të përpunohet më tej në postproduksion.

“Nuk na intereson të fitojmë para. Nuk na intereson sa do të kushtojë”, tha ai prerë.

Më herët Alec Baldwin vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza gjatë xhirimeve të “Rust” në fund të Tetorit.

Baldwin ka bashkëpunuar me policinë dhe familjen e viktimës Hutchins që në fillim të hetimeve dhe së shpejti do të bëhet e ditur se përse në armë nuk kishte boshllëqe të zakonshme dhe kush i vendosi plumbat e vërtetë.


MË SHUME NGA Magazina