Reagon Kylie Jenner pas tragjedisë në koncertin e të dashurit të saj
BKT
Magazina

Reagon Kylie Jenner pas tragjedisë në koncertin e të dashurit të saj

Modelja thotë se ngjarjen fillimisht e mësuan në media pasi nuk kishin dijeni.

Modelja Kylie Jenner ka reaguar pas koncertit të dashurit të saj Travis Scott ku mbeten të paktën tetë persona humbën jetën.

Reperi ishte duke performuar në festivalin e tij në Teksas të premten kur ndodhi incidenti në turmë që më pas shkaktoi ngjarjen e viktimave masive.

Në koncert, reperi Travis Scott shoqërohej nga modelja milionere Kylie Jenner dhe vajza e tyre, Stormi. Përmes Instagramit Kylie ka folur rreth ngjarjes së ndodhur.

“Travis dhe unë jemi zemërthyer dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë ata që humbën jetë, u lënduan dhe u prekën në çfarëdo mënyre në koncertin e djeshëm. Dhe gjithashtu për Travis që e di se brengoset thellësisht për fansat e tij dhe komunitetin në Huston. Dua ta bëj të qartë se ne nuk ishim në dijeni për ngjarjen derisa dolën lajmet, sepse për asgjë në botë nuk do të kishim vazhduar të filmonim apo të performonim”, u shpreh Jenner.

 


MË SHUME NGA Magazina