George Clooney u drejtohet mediave me një letër të hapur
BKT
Magazina

George Clooney u drejtohet mediave me një letër të hapur

Aktori i njohur u ka kërkuar mediave të mos nxjerrin foto të fëmijëve të tij

Aktori i njohur George Clooney përmes një letre u ka kërkuar mediave që të mos publikojnë foto të fëmijëve të tij. Ylli i hollivudit thotë se imazhe të tilla i vënë në rrezik dy fëmijët e tij, për shkak të natyrës së punës të gruas së tij.

Amal Clooney është një avokate e të drejtave të njeriut, e cila thekson aktori në letrën e tij, nxjerr para gjyqit grupet terroriste.

“Natyra e punës së gruas sime e detyron atë të përballet dhe të gjykojë grupet terroriste dhe ne marrim sa më shumë masa paraprake që të mundemi për të mbajtur familjen tonë të sigurt. Ne nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nëse ndonjë media nxjerr fytyrat e tyre në kopertinë. Ne nuk kemi shitur kurrë një foto të fëmijëve tanë, nuk jemi në rrjetet sociale dhe nuk postojmë kurrë foto, sepse po të bëjmë një gjë të tillë do të vinte jetën e tyre në rrezik. Jo rrezik paranojak, por çështje të botës reale, me pasoja të botës reale”, shkruan ai në letër .

Clooney u kërkoi mediave privatësi sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e tij. Kujtojmë që çifti i famshëm u martua në vitin 2014 në një ceremoni madhështore në Venecia.

 


MË SHUME NGA Magazina