Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Stambolli, Ornela Kukolli, konsulente e gjumit, flet për këshillat se si ta bëjmë një gjumë më të mirë.
Naser Sahiti, rektor i Universitetit të Prishtinës, do të flas për testimin dhe çertifikimin e kandidatëve të parë për auditorë të en lergjisë në Kosovë.
Leah Soroka, Menaxhere e Shërbimeve Financiare për Klimë dhe Bujqësi në IFC dhe Visar Perani, Përfaqësues i zyrës së IFC-së për Kosovë, Banka Botërore, flasin për përspektivat e reja për zhvillim të bujqësisë.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Elta Bajrami dhe Jora Zeneli, studente, flasin për pjesëmarrjen e Kosovës në garën më të madhe të robotikës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























