Vrasja e biznismenit Hoxha, provat që fundosën autorin dhe vëllaun e tij
Hetimet kanë zbardhur prova të reja për vrasjen e biznismenit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë dhe i mbuluar me zhavor në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt.
Burimeve për ABC thonë se Pajtim Rrushi ka fshehur makinën e të vëllait, autorit të dyshuar të vrasjes, Fredi Rrushi që mund të shërbente si prove për të mbledhur gjurmët e ADN.
Në deklarimet e dhëna para grupit hetimor Pajtimi nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen. Po ashtu ai ka mohuar qe të kishte lidhje me zhdukjen e makinës së vëllait të tij. Por i vënë përballë pamjeve filmike ai nuk ka pranuar më të flasë.
Nga ora 3 e mëngjesit që ka bërë ekzekutimin Fredi Rrushi ka marrë viktimën e ka vrarë direkt sipas dyshimeve dhe me pas i ka marrë celularin dhe e ka zbritur poshtë pranë shkollës së bashkuar dhe e ka hedhur ne tokë.
Celulari është gjetur nga një taksist i cili ka vajtur dhe e ka shitur në një pikë për tregtimin e celularëve. Pronari i servisit të celularëve e ka ndezur dhe e ka përdorur për punën e tij, organi i akuzës e ka gjurmuar celularin dhe ka shkuar dhe e ka gjetur më pas duke marre deshminë e taksisit i cili ka rrëfyer se e ka gjetur në rrugë dhe e kishte shitur per 10 mijë lekë. Sipas burimeve gjithcka përkon me pamjet filmike dhe qelizat e celulareve të autorit dhe viktimës.























