12:11 / 08.11.2021
Newcastle po bëhet me trajner të ri, arrihet marrëveshja verbale
Skuadra angleze Neëcastle United është shumë afër emërimit të trajnerit të ri.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Newcastle po punon për të përfunduar emërimin e Eddie Hoëe si trajner i ri. Marrëveshja tani, sipas Romanos është në fazat e fundit edhe sa i përket stafit me të cilin ao do të punojë, përcjellë KosovaPress.
Hoëe tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Newcastle për një kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Dihet tashmë që Newcastle ka ndryshuar pronësi dhe priten edhe ndryshime të shumta duke filluar që nga trajneri dhe pastaj edhe me prurje të reja në skuadër duke nisur nga merkatoja e janarit.























