SPAK-u nis hetim për kryeprokurorin e Gjirokastrës
BKT
Shqipëri

SPAK-u nis hetim për kryeprokurorin e Gjirokastrës

Prokuoria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) nisi heitmin për Drejtuesin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka, me dyshimet për korrupsion.

Prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi vendosi të regjistrojë procedim penal për korrupsion edhe ndaj avokatit të Gjirokastrës, Shpëtim Maçi si dhe shtetasit Thanas Papadhimitri.

Fillimisht hetimin e hapi Prokuroria e Gjirokastrës dhe më pas Byroja Kombëtare e Herimit, strukturë e SPAK-ut e tërhoqi dosjen për veprime në tetor 2021, njoftoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Çështja u hap pasi u shënua procedimi penal numër 266, pasi Papadhimitri ka treguar se ka ofruar 3 mijë euro. Të ngarkuar me dosjen janë hetuesi i BKH-së Mikeljan Shkalla, si dhe prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi.

Shtetasi Papadhimitri zgjodhi avokat mbrojtës Shpëtim Meçin për një çështje të tij.

Ndërkaq, avokati Meçi u angazhua që ta zgjidhte çështjen dhe ta mbyllte rastin me një mitdhënie 3000 Euro.

Avokat Meçi pretendoi se 1500 Euro do t’i jepeshin prokurorin Drejgtues të Gjirokastrës, Julian Çafka dhe 1500 të tjera gjyqtarit të rastit.


MË SHUME NGA Shqipëri