Sulmet kibernetike, ministri i Mbrojtjes: Do ngremë njësinë e mbrojtjes
Gjatë raportimin në Komisionin e Sigurisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli për një rritje të sulmeve kibernetike.
“Sulmet kibernetike drejt institucioneve tona qofshin private apo publike janë të përditshme me disa dhjetëra dhe disa qindra”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.
Për këtë shkak, ai tha se do të ngrihet një njësi e mbrojtjes kibernetike që do të jetë në detyrë 24 orë dhe punonjësit e saj do të rekrutohen me paga speciale.
“Në mbrojtje është më delikate, por për fat mirë kemi një projekt shumë të rëndësishëm nga partneri tonë strategjik, nga SHBA që kap shifrën e 18 mln euro, do të ngremë Njësinë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike”, tha ai.
Më herët në një intervistë për Euronews Albania, ministri Peleshi ka deklaruar se i lidh këto sulme me interesa gjeostrategjike.























