17:11 / 08.11.2021
Kjo është lista e futbollistëve të Kosovës U17 për miqësoret me Turqinë U18
Kombëtarja e Kosovës U17 gjatë kësaj jave do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Turqisë U18. Ndeshjet luhen më 10 dhe 12 nëntor në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në orën 14:00. Përzgjedhësi Arsim Abazi për këto dy ndeshje ka ftuar 20 futbollistë, teksa nesër do ta zhvillojë stërvitjen në orën 15:00.
























