Basha: 50 për qind e shqiptarëve jetojnë me rrezikun e varfërisë
BKT
Shqipëri

Basha: 50 për qind e shqiptarëve jetojnë me rrezikun e varfërisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se 50 për qind e shqiptarëve jetojnë me rrezikun e varfërisë dhe probleme të shumta ekonomike në vendin tonë, ndryshe nga ajo që thotë qeveria me në krye Edi Ramën, sipas tij.

Shumë faktorë ekonomikë me autor Ramën kanë sjellë largim të shqiptarëve dhe “importimin e hallexhinjve nga të gjitha cepat e botës”, sipas Bashës.

“Dhe kjo çmenduri me paratë e qytetarëve të vendit më të varfër të Evropës, 50% e të cilëve jetojnë me rrezikun e varfërisë dhe përjashtimit social, sipas Eurostatit me një shifër që është më e larta në rajon dhe dy herë me e lartë se mesatarja e BE-së. Kjo çmenduri dhe babëzi për pushtet dhe pasuri, ka bërë që të eksportojmë shqiptarë, të cilëve u është mohuar një e ardhme më e mirë në vendin e tyre, e të importojmë hallexhinj, nga cepat më të largët të botës, për të zëvendësuar bijtë dhe bijat e shqiptarëve, me skllevër modernë, pa të drejta politike. Ndaj edhe sot, kur PPP-të zënë gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto, sipas FMN-së, me borxhin publik më të lartë të historisë, përgjigjja e këtij që ulet prapa, për çmimet e rritura, për konsumin dhe të ardhurat për frymë më të ulëta në Evropë, është si ajo për largimin e shqiptarëve: një ngritje supesh”, tha Basha në Kuvend.

Ai tha se Shqipëria po përballet me largimin e mjekëve, inxhinierëve, ekspertëve dhe ikjen e të rinjve, gjë e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit. /tch


MË SHUME NGA Shqipëri