Basha: Zgjidhja, pastrimi i politikës nga të korruptuarit
BKT
Shqipëri

Basha: Zgjidhja, pastrimi i politikës nga të korruptuarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan se zgjidhja për të zhbërë krizën e korrupsionit në vend është vetting në politikë.

Në një postim në “Facebook”, kryedemokrati shprehet se duhet medoemos që politika të pastrohet nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin.

“Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!”/vp


MË SHUME NGA Shqipëri