10:11 / 09.11.2021
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shfaqen duke shkëmbyer puthje pasionante
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u shfaqën shumë të lumtur para se të niseshin për një udhëtim privat nga Los Angeles.
Pasditen e së shtunës çifti ndanë një puthje pasionante publikisht, ku Jennifer mbante të veshur një pallto prej 720 dollarësh me kopsa ari, xhinse të grisura, çantë lëkure të zezë dhe çizme UGG ngjyrë kafe.
Ndërkohë, Ben u shfaq një këmishë të zezë komode mbi një bluzë blu.
Affleck dhe Lopez u rikthyen bashkë në fillim të këtij viti pas ndarjes së aktores së “Hustlers” nga ish-bejsbollisti, Alex Rodriguez.

























