17:47 / 09.11.2021
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
Instuti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër në vend.
IHMK me anë të një komunikate për media ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.
Nuk parashihen reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.























