Serweri kërkon dokumente për atë që e tha Janjiqi për Grenellin
BKT
Lajme

Serweri kërkon dokumente për atë që e tha Janjiqi për Grenellin

Eksperti i çështjeve politike, Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins, ka kërkuar dokumente që mbështesin pretendimet e analistit serb, Dushan Janjiq se ish-emisari i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell paguhet për të lobuar për Serbinë.

Serwer ka kërkuar prova për këto pretendime, duke thënë se do t’ia dërëzonte Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

“Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Janjiq në Twitter.

Grenell dje e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiq, se “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar. Në një përgjigje për mediat kosovare, Grenell e ka quajtur të turpshëm këtë pretendim.


MË SHUME NGA Lajme