Lacazette ende kërkohet nga Atletico Madrid
BKT
Sport

Lacazette ende kërkohet nga Atletico Madrid

Klubi spanjoll, Atletico Madrid ende nuk ka hequr dorë nga lojtari i Arsenalit, Alexandre Lacazette, raporton La Razon.

Ylli i Arsenalit në verën e vitit 2022 e mbyll kontratën me skuadrën londineze, dhe më gjasë lojtari do të largohet nga ‘Emiratës’.

Lacazette është duke u monitoruar nga disa klube të njohur evropiane, dhe në mesin këtyre klubeve të mëdha është edhe Atletico Madrid.

Kujtojmë së francezi edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me transferimin në skuadrën e Diego Simeones.