10:12 / 10.11.2021
Rama: 472% investime më shumë për teknologjinë në polici
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë mëngjesin e kësaj të mërkure vetëm një fragment të Revolucionit dixhital për vitin 2022.
Bëhet fjalë për investimet për teknologjinë në Policinë e Shtetit. Sipas kreut të qeverisë, viti 2022 do të ketë 472% më shumë investime se ky vit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë fragment të Revolucionit Digjital për vitin 2022 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë që një ditë më parë u prezantua buxheti për Ministrinë e Brendshme. /tvklan.al























