20:37 / 10.11.2021
Incident gjatë xhirimeve të “Rust”, kameramani pickohet nga një merimangë
Një tjetër incident dramatik është shënuar gjatë xhirimeve të filmit “Rust” me Alec Baldwin. TMZ raporton se një nga kameramanët e filmit, Jason Miller, është pickuar nga një merimangë dhe tani rrezikon t’i amputohet krahu.
Kameramani u punësua për të xhiruar skena në Bonanza Creek Ranch në Santa Fe, New Mexico, ku u pickua nga merimanga e frikshme.
Seti u dëmtua nga aksidenti që rezultoi në vdekjen e Halyna Hutchins. Plumbi kishte ardhur nga një armë e mbajtur nga Baldwin, i cili besonte se ishte e sigurt.























