Lady Gaga e Jared Leto shkëlqejnë gjatë premierës së “House of Gucci”
BKT
Magazina

Lady Gaga e Jared Leto shkëlqejnë gjatë premierës së “House of Gucci”

Lady Gaga ka shkëlqyer në tapetin e kuq gjatë premierës së mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar të filmit “House of Gucci”, e veshur me një fustan ngjyrë vjollce.

Fustanin këngëtarja e shoqëroni me një pelerinë magjepsëse dhe e shfrytëzoi në maksimum duke pozuar në formën më të mirë.

Ylli i popit dhe aktorja 35 vjeçare, e kishte kombinuar  fustanin me një palë  doreza me shkëlqim dhe çizme të larta me platformë – e mahnitshme, natyrisht.

Vëmendjen gjithashtu e tërhoqi edhe Jared Leto teksa u paraqit në premierën e “House Of Gucci”. Aktori, 49-vjeç, mahniti të pranishmit me një kostum ngjyrë blu, të cilin e kishte aksesuar me një çantë të pazakontë argjendi, në formë zemre. Jared, i cili luan rolin e Paolo Guccit në film, dukej në formë të shkëlqyeshme teksa pozonte në tapetin e kuq me kostumin e tij të guximshëm, i cili përmbante gjithashtu shumë zbukurime.

E pranishme ishte gjithashtu Salma Hayek, e cila jo vetëm që shfaqet në film, por gjithashtu është e martuar me François-Henri Pinault – CEO i Kering, kompania mëmë e Gucci.


MË SHUME NGA Magazina