Zbulohet pas 5 dekadash një këngë e Beatles
Ruhej në një disk në një shtëpi në Birmingam.
Kanë kaluar mbi 5 dekada që kur Beatles arritën majat e muzikës botërore, por nga grupi legjendar britanik vazhdojnë të zbulohen këngë që gjatë gjithë këtyre viteve as nuk dihej që ekzistonin. Një e tillë është edhe kjo…
Kënga titullohet “Radhe Shaam” dhe është regjistruar në vitin 1968 për xhirimin e një dokumentari të kohës. Është kënduar nga dy prej pjesëtarëve të grupit George Harrison dhe Ringo Starr.
Teksti i këngës është në të folurën e rajonit indian të Guarajatit. Mban autorësinë e shkrimtarit të famshëm indian Suresh Xhoshi, i cili ndihmoi në gjetjen e diskut në një shtëpi të vjetër në Birmingam. Kënga u transmetua për të parën herë nga Radio BBC, këtë të Mërkurë dhe do të ruhet në muzeun e Beatles në Liverpul.























