Futbolli anglez në zi, humbet një tjetër legjendë
BKT
Sport

Futbolli anglez në zi, humbet një tjetër legjendë

Futbolli anglez humbet një tjetër legjendë, një futbollist që ka shkruar historinë dhe që është shpallur kampion bote me Anglinë në vitin e largët 1966.

Ron Flowers, ish-lojtari i Wolwes dhe Anglisë, i cili luante si mesfushorë, është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Në vitin 1966 ishte pjesë e Anglisë, që u shpall kampione bote. Wolves, ku ikona ishte edhe zëvendëspresidente, dha lajmin për vdekjen e tij në Twitter.

“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë ndarjen nga jeta të legjendës dhe zëvendëspresidentit të klubit Ron Flowers në moshën 87-vjeçare. Një gjigant në fushë dhe një zotëri jashtë saj.

Do të ketë shumë njerëz që do ta kujtojnë Ronin sot dhe të gjitha mendimet tona janë me ata që e njohën dhe e donin.”

Edhe Anglia i bëri homazhe ish-lojtarit.

“Jemi të pikëlluar për vdekjen e Ron Flowers në moshën 87-vjeçare. Ai zhvilloi 49 ndeshje për “Tre Luanët” dhe ishte anëtar i skuadrës sonë fituese të Botërorit në vitin 1966. Ngushëllime familjarëve.