Lampard tërhiqet nga gara për trajner të Norwichit
BKT
Sport

Lampard tërhiqet nga gara për trajner të Norwichit

Frank Lampard nuk është më në garë për ta zëvendësuar Daniel Farken si trajneri i radhës i Norwich Cityt.

Sky Sports raporton se biseda e zhvilluar mes Lampardit dhe drejtuesve të Norwichit ka impresionuar këta të fundit, por nuk do të shkojnë më tutje.

Largimi i ish-futbollistt të West Ham, Chelsea dhe Anglisë ka bërë që Dean Smith të jetë kandidati i vetëm në garë për ta trajnuar Rashicën me shokë, transmeton GE.

Smith, i cili u shkarkua nga Aston Villa të dielën, gjithashtu thuhet se ka impresionuar bordin e Norwich gjatë intervistës së tij të marten.