Xavi dëshiron të rikthejë Thiago Alcantaran në Barcelonë
Pas sigurimit të kthimit të Dani Alves, Barcelona dhe Xavi synojnë të rikthejnë Thiago Alcantara në Camp Nou sipas raporteve në Sky Sport, Liverpool Echo dhe Diario AS.
30-vjeçari aktualisht është në Premier League me Liverpool.
Thiago iu bashkua Liverpoolit nga Bayern Munich në verën e vitit 2020, por gjërat thjesht nuk kanë funksionuar për të në Anfield dhe ai nuk është bërë i domosdoshëm për skuadrën e Jurgen Klopp, transmeton Klan Kosova.
Xavi e sheh atë si një përforcim shtesë, pavarësisht që Barcelona ka tashmë në mesfushë lojtarë si Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Nico, Gavi dhe Pedri.
Megjithatë, nuk do të ishte një nënshkrim i thjeshtë. Thiago ka një kontratë me Liverpool dhe ata nuk janë të prirur ta lejojnë atë të largohet nga Merseyside. Ai nuk do të ishte i lirë në asnjë rast.























