Te Juventus frikë se lëndimi i Dybalas është serioz
BKT
Sport

Te Juventus frikë se lëndimi i Dybalas është serioz

Argjentina triumfoi mbrëmë 0-1 ndaj Uruguajit, në takimin për kualifikueset e Botërorit 2022. Përfaqësuesja argjentinase humbi Paulo Dybalan, i cili mbeti në dhomat e zhveshjes pasi kishte marrë një goditje në pulpë. 45 minutat e para ishin fantastike për të, pasi kishte dhënë edhe një assist për Di Marian.

Nuk dihet sesa do mungojë ylli i Juventusit, por te Zonja e Vjetër kanë frikë se bëhet fjalë për diçka serioze, transmeton "newsport.". Sikur të mos mjaftonte nisja e keqe e sezonit te skuadra nga Torino, tashmë tekniku Allegri ka një “hall” më shumë.