Shqipëria U-19 për dhjetë minuta e kthen lojën me Serbinë
BKT
Sport

Shqipëria U-19 për dhjetë minuta e kthen lojën me Serbinë

Shqipëria U-19 e ka barazuar rezultatin në ndeshjen me Serbinë për dhjetë minuta.

Mes tyre ishte ndeshja e dytë kualifikuese për Evropianin 2023 për 19-vjeçarët.

Kjo sfidë është mbyllur me rezultatin 2-2. Djemtë e Armando Cungut arritën të barazonin rezultatin në pjesën e dytë të lojës teksa Serbia kishte kaluar në avantazh në pjesën e parë me anë të Mitjulikiç 42’.

Kombëtarja serbe arriti të dyfishonte rezultatin në pjesën e dytë në minutën 77, ndërsa për djemtë “kuq e zi” do të vinte 10 minutat e fundit të pjesës së dytë për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Në fillim 19-vjeçarët kuq e zi humbën një penallti me anë të Doçit por golat për skuadrën tonë nuk vonuar dhe erdhën të dy nga goditje standarte. Goli i parë për kombëtaren tonë u shënuan nga Nërguti 84’ dhe Shpendi 87’.