Fansat të tërbuar për Salah, tre prej tyre vërshojnë nga tribuna
BKT
Sport

Fansat të tërbuar për Salah, tre prej tyre vërshojnë nga tribuna

Egjipti nuk ia doli të shkonte më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen e djeshme ndaj Angolës, sfidë e luajtur në kuadër të kualifikueseve për Katar 2022.

Në fakt, kombëtarja ku luan edhe Mohamed Salah ishte duke u mposhtur 2-0, por më pas diti të reagonte e ndihmuar edhe nga ylli i Liverpool që dhuroi një asist, transmeton SS.

Megjithatë, pavarësisht se në fushë po i bënte dëm Angolës, tifozët vendas ishin të paduruar për të takuar nga afër Salah dhe në këtë formë kaluan sigurimin duke ia dalë ta përqafonin sulmuesin, i cili mbeti i palëvizur në fushë derisa situata u qetësua.