Ambasada e Kosovës në Londër organizoi pritje për bursistët kosovar
BKT
Lajme

Ambasada e Kosovës në Londër organizoi pritje për bursistët kosovar

Ambasada e Kosovës në Londër organizoi një pritje të ngrohtë për bursistët kosovar të cilët sivjet filluan studimet Master në UK.

E Ngarkuara me Punë, znj. Arrita Gjakova dhe Sekretarja e Dytë, znj. Liridona Hertica patën kënaqësinë e veçantë të mirëpresin sot në një vizitë mjaft të këndshme studentët nga Kosova, që ndjekin studimet Master në Universitetet me prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar përmes programit Chevening për vitin akademik 2021-22.

Kosova ka studentë të shkëlqyeshëm e kuadro të diplomuara, të cilët gëzojnë suksese në komunitetet që veprojnë, andaj falenderojmë qeverinë britanike për përzgjedhjen e tyrë dhe ofrimin e mundësisë që këta të rinjë të përfitojnë arsim cilësor në universitetet me nivelin me të lartë botëror.

Ambasada e Republikës se Kosovës në Londër ju uron të dhjetë bursistëve shumë suksese në zhvillimin e tyre akademik.


MË SHUME NGA Lajme